Shoqata e menaxhimit të Peshkimit ka rikthyer në vëmendje problemet e shumta të liqenit të Shkodrës që sipas tyre po shkatërrojnë dita-ditës këtë hapësirë ujore.

Kryetari Ali Harusha e quajti krim ekonomik bllokimin që po I bëhet lëvizjes së peshkut nga deti në liqen dhe anasjelltas. Kryetari I shoqatës hedh akuza duke thënë se personat e angazhuar për menaxhimin e peshkimit në liqen nuk bëjnë punën.

Pavarësisht kërkesave të shumta pranë Ministrisë së Mjedisit, për shoqatën asgjë nuk ka ndryshuar në liqen. Në shumë raste, Shoqata Shqiptare e Menaxhimit të Peshkimit ka hedhur akuza të rënda sa I përket gjuetisë së paligjshme në liqen dhe shkeljes flagrante të rregullave të peshkimit.

Artikulli paraprak“PLUMBÇ” PËRMBYLL ME SUKSES SEZONIN E PARË
Artikulli tjetërINERTE DHE MBETJE PËRRETH URËS SË BARDHAJVE