Sherr me thika mes të rinjve në Kukës, vritet 16-vjeçari

 

Një sherr me thika mes dy të rinjve ka sjellë vrasjen e një 16-vjeçari në qendër të qytetit të Kukësit mbrëmjen e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë. Gjatë sherrit, A.M është qëlluar me thikë nga një 17-vjeçar. Viktima është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të rënda. Policia ka arrestuar autorin e këtij krimi, R.M, 17-vjeç. Njoftimi i policisë: Policia kap brenda pak minutash autorin e dyshuar te nje vrasje me thike ne Kukes. Pak minuta me pare në shtetitoren e qytetit te Kukësit janë konfliktuar dy shtetas e në konflikt e sipër shtetasi R.M., 17vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A.M, 16 vjeç, banues në Kukës. I plagosuri është transportuar në spitalin e Kukësit, ku ka gjetur vdekjen. Falë veprimeve të shpejta, Policia lokale beri te mundur kapjen e autorit të dyshuar. Ai eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime mëtejshme. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar thika e dyshuar si e perdorur nga autori. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Artikulli paraprakKANABIS NË DOLLAPIN E DHOMËS SË GJUMIT, NË PRANGA DY PERSONA
Artikulli tjetërHEDHIN MBETJEN NË LUMË, HIQEN 12 LEJE MJEDISORE