Krim pasioni, shqiptari vret 26-vjeçarin grek ,shkaku nje vajze

Një 26-vjeçar grek në Athinë ka mbetur i vdekur si pasojë e xhelozisë për një vajzë. Mediat greke raportojnë se 26-vjeçari kishte lidhje dashurie me një vajzë nga Armenia, e cila më parë ka qenë e lidhur me një shqiptar. Ky i fundit dhe vajza armene ishin ndarë dhe ajo kishte filluar të dilte me 26-vjeçarin grek. Por, më pas ishte rikthyer sërish me shqiptarin. Nga xhelozia për vajzën në fjalë, dy djemtë filluan rivalitetin mes tyre, deri sa dy ditë më parë 26-vjeçari grek u vra poshtë pallatit të tij. Dyshimet janë se autor i vrasjes ka qenë pikërisht shqiptari, i dashuri i vajzës nga Armenia. Kanë qenë prindërit dhe fqinjët e 26-vjeçarit grek që dëgjuan zhurmën e armës dhe gjetën të riun të shtrirë përtokë. Ai u transportua menjëherë për në spital dhe në ambulancë tha këto fjalë: “Unë e di kush e bëri. E pashë. Është shqiptar dhe quhet…”. 26-vjeçari grek nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe mbërriti i vdekur në spital. Policia greke është duke hetuar për të gjetur dhe arrestuar shqiptarin e dyshuar si autor të vrasjes

Artikulli paraprakROBERTO SAVIANO : SHTETI ISLAMIK KULTIVON MARIJUANË NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërDËNOHET ME BURG SHQIPTARI QË KULTIVOI KANABIS NË LONDËR