Prej një muaji e gjysëm Unionin Mbarëkombëtar i Ish të Përndjekurve Politik i ka bërë një kërkesë zyrtare bashkisë Malësi e Madhe për vendosjen e një obelisk atje në përkujtim të masakrës së Koplikut gjatë regjimit komunist. Kreu i ish të përndjekurve Besim Ndregjoni thotë se deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje nga bashkia Malësi e Madhe….

Edhe në rang kombëtar nuk ka një memorial për viktimat dhe ata që vuajtën burgjeve e internimeve nga komunizmi thotë Ndregjoni dhe për këtë akuzon gjithë klasën politike shqiptare të këtyre 34 viteve…

Duke qenë se zgjedhjet Parlamentare të vitit të ardhshëm po afrojnë gjithnjë e më shumë, ish të përndjekurit në rast se nuk do të përfaqësohen në listat e kandidatëve për deputet nuk do marrin pjesë në votime….

Pak ditë më parë në Malësinë e Madhe ish të përndjekurit përkujtuan 76 vjetorin e masakrës së Koplikut.

Artikulli paraprakZBRAZJE E PERFERIVE, 52% E POPULLSISË NË 7 QYTETE
Artikulli tjetër“SHKODRA JAZZ” NIS ME “RROK ACADEMY”