Krimet e Komunizmit, Nishani: Autoriteti i Hapjes së Dosjeve i vonuar
Edhe pse skeptik se mund të përmbushë pritshmëritë e të përndjekurve presidenti i Republikës Bujar Nishani mendon se autoriteti i hapjes së dosjeve të diktaturës ishte i vonuar. Nga Brukseli ku mori pjesë në një konferencë mbi krimet e regjimit komunist Kreu i Shtetit u shpreh i keqardhur për tendencat që sipas tij po vërehen në rilindjen të kaluarës së hidhur. Nga Brukseli ku mori pjesë në Konferencën mbi “Krimet e regjimit komunist në Shqipëri”, presidenti Bujar Nishani shprehu kritika për vonesën në konstituimin e Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit. Nishani: Pas një vonese të gjatë e të pajustifikuar, në Shqipëri është ngritur dhe konstituuar Autoriteti i Hapjes së Dosjeve të Komunizmit, i cili shpresojmë se do t’i përmbushë pritshmëritë e të përndjekurve dhe viktimave të regjimit, për t’ua qetësuar të paktën shpirtin si dhe për të gjetur eshtrat e të parëve. Duke rikujtuar detyrimin e klasës politike për të dokumentuar krimet e diktaturës, Nishani shpreh keqardhjen për tendencat që vërehën në rilindjen të kaluarës së hidhur, duke iu referuar Bunk artit Nishani: Në Shqipëri, për fat të keq, vërehen sot e kësaj dite disa tendenca dhe përpjekje për të rilindur të kaluarën e hidhur dhe për ta justifikuar atë në një farë mënyre. Kjo gjë e dëmshme për vetë shoqërinë tonë, për historinë, por sidomos për brezat e rinj, të cilët nuk e kanë jetuar atë kohë, po bëhet nëpërmjet glorifikimit të figurave të dalaboje të regjimit totalitar, nëpërmjet shndërrimit të objekteve të urryera të diktaturës në të ashtuquajtura ‘vepra arti’ dhe vende turistike, apo edhe nëpërmjet një lustrimi fals të ngjarjeve apo fakteve historike. Në konferencën e organizuar nga Ministri belg i Shtetit dhe Euro-deputeti Louis Michel në Parlamentin Evropian, presidenti vlerësoi edhe sakrificat e Diasporës shqiptare për të denoncuar dhe demaskuar krimet e tmerrshme të komunizmit.