Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një tjerët video nga pyetësori i këshillimit Kombëtar. Pyetja e radhës lidhet me autorët që përsërisin krimet dhe nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimet e rënda kundër personit. Qytetarë të ndryshëm kanë dhënë mendime të ndryshme , disa prej të cilëve kanë sjellë në vëmendje edhe kurimin për rastet kur është i domosdoshëm.

Ja disa përgjigje me video të qytetarëve për pyetjen nëse Shqipëria duhet të ashpërsojë dënimin e autorëve përsëritës në kryerjen e krimeve të rënda kundër personit, duke e dyfishuar dënimin për ta dhe duke hequr të drejtën e gjykimit të shkurtuar për autorët që kryejnë dhunë në familje dhe krime ndaj fëmijëve. Të tjerë thonë se dënimet në fuqi janë të mjaftueshme për përsëritësit dhe dhunuesit ndaj familjes e fëmijëve.

435,214 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar duke dhënë opinionet e tyre përmes platformës ëëë.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.

Artikulli paraprakATLETI SHKODRAN IZMIR SMAJLAJ SHPALLET KAMPION BALLKANI…
Artikulli tjetërEKIPI I MOSHAVE NË SHKODËR SENSIBILIZOHET PËR LUFTËN (FOTO)