Serish sot jane dhene ne Gjykaten e Kimeve te Renda vleresimet e masave te sigurise ‘arrest me burg’ per pjesen tjeter te grupit “Bajri”.
Keshtu eshte dhene “arrest me burg” per tre anëtarë të grupit; Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër; Denis Brajoviq dhe Klaudio Hoxhalliu, të arrestuar në Tiranë, po gjatë operacionit të së premtes, të cilët gjithashtu u lanë në burg.
Gjithashtu serish sot gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur ‘arrest me burg” per Safet Bajrin per armembajtje pa leje.Ndërkohë që në kërkim janë shtetasit me iniciale E.B, 45 vjeç dhe N.H 34 vjeç.
Gjyqtarja që dha vendimin ishte Ilirjana Olldashi, e cila ashtu si edhe në seancën e djeshme nuk lejoi mediat që të ishin të pranishme në sallë për shkak të sekretit hetimor.
Pas dhënies së vendimit Safet Bajri është dërguar në paraburgimin e 313, ndërsa edhe tre të tjerët që u njohën sot me masën e sigurisë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës do të dërgohen në paraburgim.