Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me krimet mjedisore. Në një reagim në rrjetet sociale, ministri shkruan se Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Ndër të tjera ai shprehet se nuk do ketë më tolerancë për askënd që shkel ligjin.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

Policia e Shtetit dhe IKMT po rrisin vigjilencën kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor. Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund. Përgëzoj Policinë e Kukësit dhe IKMT për aksionin e nisur

Artikulli paraprakBASHA VIJON TAKIMET NË PARLAMENTIN EUROPIAN
Artikulli tjetër“GJYKATA E STRASBURGUT TREGOI PROCESIN FARSE”, RAMA PËR 21 JANARIN: KRIM SHTETËROR