Skandali i pijeve te falsifikuara ne fabriken Briland nuk eshte mbyllur ne arrestimin e 8 personave dhe shpalljen ne kerkim te pronarit te kesaj fabrike.
Tashme aty ka nderhyre edhe krimi ekonomik . Keshtu në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” sekuestrohen 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjete. Me 26.09.2017 nga strukturat e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në D.V.P Shkodër në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” u bë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit, në zbatim të Vendimit nr. 826 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për:
-Sekuestrimin e aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administator Xhavit Kasemi.
-Pasurinë e paluajtshme 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, Shkodër
-Për pasuri të luajtshme, produkte të prodhimit nga “Briland”shpk, .
-Për pasuri të paluajtshme, magazinë, në përdorim të subjektit Briland”shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, Shkodër
– 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”shpk si më poshtë:
Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA237OL, Automjeti tip Wolksvagen me targë SH6014E, Automjeti tip Ford me targë SH1642E, Automjeti tip Mercedes Benz me targë AA482AN.