LEKSION I HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE TË EDUKIMIT. “Krimi i Organizuar. Vlerësimi i Riskut në Shqipëri ” ky ishte titulli I leksionit te mbajtur ne qytetin e shkodres .Ky takim zhvillohet në bashkëpunim me Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë dhe Fakulteti i Shkencave të Edukimit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.Perfaqesuesi I soros besfort lamallari foli gjeresisht mbi grupet kriminale,llojet e drogave dhe rruget e trafikut .

Psikologu Fatjon Tapipi u shpreh se duket ti jepet nje diskutim konstruktiv fenomenit te krimit te organizuar pasi ne Shkoder identifikohen dhe arrestohen vetem individe dhe jo band ate organizuara. Gjate ketij takimi u prezantua harta e kultivimit te kanabisit e cila kohet e fundit tregon nje zgjerim te hartes ne zonen e veriut dhe konkretisht qarku Shkoder I cili ka qene vazhdimisht si pike e nxehte e kultivimit te bimeve narkotike apo rruge tranzite e trafikimit per ne shtetin fqnij te Malit te Zi.

Artikulli paraprakSUKSESI I ELHAIDA DANIT, NË TONIGHT STAR PLUS
Artikulli tjetërKAMPI RAJONAL I INOVACIONIT SHKODËR