Italia është tronditur sërish nga një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë më thikë gruan e tij shqiptare. Vendi i ngjarjes ku u ther me thikë shqiptarja

Italia është tronditur sërish nga një krim i rëndë në familje, ku burri ka vrarë më thikë gruan e tij shqiptare.

Ngjarja ka ndodhur në Seregno, ku i pranishëm ka qënë edhe djali i tyre 5 vjeçar. Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Romagnosi” në makinë tyre.

Mediat italianë shkruajnë se atutori i krimit është bashkëshorti 35 vjeçar me origjinë nga Maroku, dhe në kushte të rënduara psikologjike është vetëdorëzuar në polici. Sapo ishte futur në ambientet e policisë, ai ka rrëfyer krimin makabër.

Ndonëse gruaja u transportua në spitalin San Gerardo në Monza, ajo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra gjatë sulmit nga i shoqi.

Artikulli paraprakPOLICIA MBYLL SHTATË LOKALE NËN DYSHIMIN PËR TRAFIKIM TË QËNIEVE NJERËZORE
Artikulli tjetërKRIM NË FAMILJE, I RIU SHQIPTAR EKZEKUTON TË ATIN