Një konflikt i rëndë në familje është verifikuar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Çoçaj të Ndroqit, ku për pasojë një grua ka mbetur e vrarë dhe një tjetër e plagosur.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave shtetasi Kasem Lila, pas një konflikti me të vëllanë ka qëlluar me çifte gruan dhe kunatën. Nga të shtënat ka mbetur e vrarë kunata e autorit, shtetasja F.Lila, ndërsa bashkëshortja e tij, Z.Lila, e plagosur. E informuar në kohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar në kushtet e flagrancës autorin, ndërsa po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Artikulli paraprakMEDIAT “DERGOJNE” HYSAJ TEK UNITED !
Artikulli tjetërBIE NGA SHKEMBI, VDES TURISTI FRANCEZ