Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku tre persona janë vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dardania”. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqartë, por flitet për krim në familje ku një person vrau fillimisht gruan e djalit të tij, pastaj gruan e tij dhe veten.

“Rreth orës 13:20, policia ka marrë informacionin për nje vdekje te dyshimte ne rrugen “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informacionet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se nga arma e zjarrit janë vrarë tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekesor ne vendngjarje.

Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, konfirmoi zëdhënsja e policisë Flora Ahmeti.

Artikulli paraprakBASKET, VLLAZNIA FITON NDESHJEN E PARË TË PLAY OUT
Artikulli tjetërGRABITJA NË RINAS, PRONARI I SERVISIT KU U MODIFIKUA MAKINA: E KISHA DHËNË ME QIRA