Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën paraditen e së mërkures ka tërhequr vëmëndjen e deputetëve të opozitës. Ata që kanë reaguar kanë qënë deputeti i Shkodrës Bardh Spahia dhe deputetja Izmira IUlqinaku të cilët kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e rëndë
Deputeti i PD-së Bardh Spahia ka përcjellë mesazhin e tij ne facebook
Jo me larg se mbreme, kryekrimineli i organizates kriminale rilindje, lutej qe krimi te hante kokat e njeri tjetrit. Pa kaluar 24 ore krimi godet perseri ne mes te dites dhe ne mes te Shkodres.
A thua do jete lumturuar kryekrimineli Edvin Kristaq Rama per kete ngjarje tronditese per Shkodren?Po shteti o kryekriminel ku eshte?
Apo i ke angazhuar per ti mbyllur gojen protestes se njerezve per drejtesi duke intimiduar dhe ndaluar protestuesit e ndershem qe jane ngopur me padrejtesite dhe babezine tende dhe te shpures tende kriminale
Ndërkohë deputetja demokrate izmira Ulqinaku shprehet si më poshtë
Të nesërmen e takimit të zv.Ministrit Lleshi me drejtuesit e Policisë Shkodër, ndodh vrasje në mes të qytetit. Shkodra sot u trondit nga ekzekutimi mafioz i radhës.Po bëjmë Shtet, po thonë…
Ngjarjet e njëpasnjëshme që tronditën kryeqëndrën e veriut kanë rikthyer panikun tek qytetaret njeheresh edhe mungesën e vëmendjes që po tregojnë instancat e shtetit për të luftuar krimin.