Një tjetër prononcim ka ardhur për çështjen e përfshirjes së ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në aferat korruptive të drogës.

Kësaj here ambasadori hungarez në Shqipëri, Antal Heizer, nga Shkodra foli për këtë çështje. Gjithashtu Heizer foli edhe për situatën politike aktuale në vend.

Deklaratat e ambasadorit hungarez në Shqipëri erdhën gjatë një takimi me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, në përkujtimin e 61- vjetorit të revolucionit hungarez të vitit 1956 në obeliskun në rrugën “Hasan Riza Pasha”. Në revolucionin hungarez ishin të pranishëm edhe shumë shkodranë, kësisoj ambasada hungareze zhvillon takime çdo vit në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakFSHH SEMINAR TRAJNUES NË SHKODËR
Artikulli tjetërPD: QEVERIA BRAKTIS SHKODRËN