Këshilli Rinor i Balkanit së bashku me Organizatën Internacionale e të Rinjve për Paqen organizoi në bibliotekën “Marin Barleti” në qytetin e Shkodrës aktivitetin për promovimin e paqes si një nga vlerat universale të ekzistencës.
Organizata Internacionale e të Rinjvë per paqen vjen nga Koreja për të zhvilluar një tur në mbarë vendin tonë, e pikërisht jo pa qëllim Shkodra është ndalesa e parë duke u nisur nga ngjarjet kriminale që rrodhën kohën e fundit në këtë qytet.
Drejtuesja e këshillit rinor per ballkanin Irida Haxhi tregon se përpjekjet do të fokusohen tek rritja e kapaciteteve për të rinjtë dhe përcimi tek ata I mesazheve për paqen duke dhënë shembullin e mirë se edhe shqipëria e ka potencialin e nevosjshëm për të përcjellë paqe dhe stabilitet.
Sipas saj Shkodra nuk e meriton kriminalitetin
Ndërkohë Mima Park Drejtuese e Organizatës Internacionale e të Rinjve për Paqen thotë se po bëhet një tur në të gjitha vendet e ballkanit dhe mesazhet e paqes që marrin nga të rinjtë nëpër këto vende do ia paraqesin Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila do I propozojë shteteve pjesmarrëse që të miratojnë një dekret për paqen ku bën pjesë edhe vendi ynë
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nxënësit e shkollës 9-vjecare Lush Kola në Barbullush ku secili nga përcolli mesazhe për paqen se sa e rëndësishme është ajo.Paqja është e rëndësishme, jo vetëm për mua.
Paqja është e rëndësishme për të gjithë. Paqja është një gjendje shpirtërore. Pa paqen nuk do të kishte mirëkuptim, do të kishte vetëm konflikte ishin disa nga mesazhet që u përcollen nga të rinjtë në këtë ditë