Krerët e shtetit dhe politika përcollën sot urimet e Krishtlindjes për të gjithë besimtarët katolikë me kartolina virtuale të postuara në rrjetet e tyre sociale.

Presidenti Bajram Begaj urimin e përcolli me një kartolinë të shkruar me shkrim dore.

“Krishtlindja,na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurisë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen’

Kryeminstri Edi Rama si kartolinë zgjodhi një ikonë të saporestauruar, që vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII.

Ndërsa Kryetari i PD-së, Sali Berisha zgjodhi një foto të tij së bashku me bashkëshorten.

Bekimet e kësaj nate, për ju dhe më të dashurit tuaj miq!

Presidenti do të përcjellë urimet e tij per Krishtlindjen edhe pranë autoriteteve fetare. Edhe kreu i PD-së pritet të shkojë për vizitë urimi tek Katedralja Katolike ku do të pritet nga Imzot Arjan Arqipeshkëvi I Kryedioqezës Metropolitane Tirane- Durrës.

Artikulli paraprak“DASHURIA PËRBALLON GJITHÇKA”/ META URON KRISHTINDJEN
Artikulli tjetërKJO KRISHTLINDJE ËSHTË FTESË PËR TË PËRJETUAR MAGJINË… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT