“Betlehemi i gjallë” ka ardhur në disa prej lagjeve të qytetit të Shkodrës. Kori i kishës katolike e ka risjellë edhe njëherë këtë rit fetar duke kënduar këngë kishtare në disa prej zonave të qytetit të Shkodrës.
Kori i kishës erdhi edhe në pedonalen “Kolë Idromeno” përpara hotel “Colosseo” për t’u ndalur tek busti i shenjtores Nënë Tereza.