Krishtlindja një prej festave më të rëndësishme për katoliket u kremtua edhe në Lezhë. Qindra besimtar ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit në katedralen e Shën Nikollit, ndërsa mesha e shenjte e mbrëmjes të së martes u drejtua nga ipeshkvi i dioqezes së Lezhës Monsinjor Otavio Vitale.

Në fjalën e tij para besimtareve, ipeshkvi Vitale foli për rëndësinë që ka Krishtlindja, duke vene theksin tek dashuria mes njëri tjetrit në këtë situate të veshtire që po kalon njerëzimi nga lufterat në disa vende të botes.Një mesazh pati edhe për qeveritaret, duke ju kërkuar që mos të ndjehen zoterinj, por shërbëtor, pasi ata po sundojnë mbi njerezit.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes në Lezhë zgjati deri pas mesnate e më pas besimtaret u shpërndanë duke uruar njëri-tjetrin për më shumë paqe e begati. Ajo çfarë u vu re këtë vit ishte prezenca e lartë e qytetareve në kishë dhe jashtë saj të cilët ndjekin ritualin fetar, ndërsa për të shmangur kaosin në lëvizje rruga përballë katedrales u bllokua nga policia.

Artikulli paraprakFESTAT, QINDRA BESIMTARË NË KISHËN E “SHNA NDOUT”
Artikulli tjetërU SHKRUMBUA NGA ZJARRI I 2019/ ‘NOTRE-DAME DE PARIS’ PRET MESHËN E PARË TË KRISHTLINDJEVE