Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Massafra ka dhënë urimin e tij për festën e Krishtlindjes.
Në mesazhin e tij monsinjor Massafra tha se lumturia nuk qëndron në kërkimin e pushtetit, pasurive dhe kënaqësisë
Për Shqipërinë nevojitet një humanizëm i ri deklaroi arqipeshkvi Massafra ndërsa shtoi se shortet e Shqipërisë janë në duart e të gjithëve duke dhënë këtë mesazh jo vetëm për klasën politike por edhe më gjërë.
Arqipeshkvi Massafra uroi edhe për një vit të mbarë në 2019-ën për mbarë shkodranët dhe shqiptarët.