Në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër është kremtuar mesha e shenjtë e Krishtlindjes. Në predikimin e tij arqipeshkëvi i Shkodrës monsinjor Anxhelo Masafra dha mesazhin e tij të fortë duke thënë se shpresa e shqiptarëve ka humbur dhe se të gjithë po emigrojnë…
Arqipeshkëvi Massafra dha disa mesazhe edhe për dhunën në familje që nuk duhet të ndodh apo egoizmin që po vret një pjesë të madhe të shoqërisë…
Besimtarët e shumtë katolik mbushën katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër duke pritur lindjen e Jezusit, shëlbyesit të botës. Star Plus Televizion transmetoi drejtpërdrejtë meshën e shenjtë.