Krishtlindjet, Rama publikon foton e klerikëve katolikë me një mesazh

Me rastin e festës së Krishtlindjes kryeministri Rama ka zgjedhur të postojë një foto të veçantë, të klerikëve katolikë të Veriut. Kryeministri shprehet se fotoja e klerikëve katolikë, e bërë tek Kisha e Madhe në Shkodër iu dërgua nga një qytetare në rubrikën “Amarcord”. E ndërsa ka publikuar mesazhin e plotë të qytetares për foton e klerikëve, Rama ka uruar edhe njëherë Krishtlindjet dhe ka inkurajuar qytetarët të dërgojnë foto në rubrikën “Amarcord”. Status i plotë i Edi Ramës në rubrikën AMARCORD Fotoja e sotme është kontribut i një mikeje të kësaj rubrike, Marit, e cila e dërgoi bashkë me kërkesën për ta postuar: Mirmbrëma! Jam Marinela Prifti. Meqenëse janë Krishtlindjet, do kisha dëshirë t’ju sugjeroja një foto për tek rubrika Amarcord. Është një foto e të gjithë klerikëve katolikë të veriut, e bërë tek Kisha e Madhe ne Shkodër. Kjo foto është pjesë e fototekës së familjes sonë, duke qënë se axhat kanë qenë priftërinj. Gëzuar Krishtlindjet, Mari. Faleminderit Mari, gëzuar edhe ty e të gjithë miqve të Amarcord, të cilët i inkurajoj përzemërsisht të mos ngurrojnë të nisin foto, që i çmojnë me vlerë për këtë rubrikë.

Artikulli paraprakASNJË I MBIJETUAR – HETIMET PËR TRAGJEDINË AJRORE NË RUSI, NUK PËRJASHTOHET TERRORIZMI
Artikulli tjetërSHQIPTARI ARRATISET, POR ARRESTOHET PAS NDJEKJES ME MAKINA