Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, italiani Kristian Panucci, është shprehur pas ndeshjes se ekipi luajti me dy fytyra në pjesën e parë dhe të dytën, ndërsa sipas tij diferencën e bëri forma fizike.

Sa i takon faktit që ekipi nuk shënon gola, Panucci thotë se këta lojtarë ka në dispozicion

Sa e vështirë ishte të pranoje këtë rezultat?

Pjesën e parë, luajtëm mirë, krijuam, por rezultati tregon se ata shënuan, dhe ne jo. Në pjesën e dytë, treguam shumë pak, forma fizike ishte shumë e dobët, në krahasim me ta, dhe bëmë vetëm një gjuajtje në portë. Ishte një diferencë fizike.

Sa na dënoi goli i parë aksidental?

Në pjesën e parë patëm mundësi, por nuk shënuam. Gjithsesi, duhet ta shohim atë rast më mirë.

Asnjë gol i shënuar, 10 të pësuar. Nuk bëhet fjalë vetëm për fat. Kjo është një seri ndeshjes. Si dalim nga kjo situatë?

Është e vështirë, sot (dje) futa 2 sulmues në lojë, por nëse nuk shënojnë, këto janë lojtarët, kjo është skuadra.

Pse është e vështirë të dalë topi nga mbrojtja? I vetmi që mund ta bëjë këtë është Memushaj, pse e luani në të majtë të mesfushës?

Kemi gjuajtur 11 goditje, dhe 3 në portë. Memushaj ka qenë më të majtë, por është dashur të dalë edhe përpara.

Artikulli paraprakNDESHKON TURQIA,SHENON DY GOLA NE “LORO BORIÇI,’ PERFUNDON SHQIPERI-TURQI 0-2
Artikulli tjetërPS MBLEDH SOT KONGRESIN, ZBARDHET PROGRAMI I NDARË NË 3 SEANCA