Kristian Shkreli është zyrtarisht kandidat për kryetar bashkie i PS në Vau Dejës. Prej kohësh, emri i Shkrelit përflitej dhe tashmë është zyrtarizuar. Fillimisht ishte drejtuesja politike e PS për qarkun Shkodër Elisa Spiropali ajo që konfirmoi kandidimit e Shkrelit në Vau Dejës. Kandidati Shkreli thotë se ky besim që i është dhënë është një përgjegjësi e madhe për të.

Përveç investimeve në infrastrukturë, fermerët dhe turizmi do jenë dy fusha në të cilat do vijojë mbështetja nga bashkia Vau Dejës.

Kristian Shkreli për katër vite mbajti postin e nënkryetarit të bashkisë Vau Dejës ndërsa drejtohej nga kryebashkiaku aktual Mark Babani. Tashmë pas kësaj përvoje Shkreli kërkon të fitojë zgjedhjet vendore të 14 majit ndërsa përballë nga radhët e PD do të ketë kandidatin Zef Hila, ish deputet dhe ish kryetar bashkie i Vau Dejësit.

 

Artikulli paraprakDËMTOHET MBULOJA E MEMORIALIT TË GJERGJ KASTRIOTIT
Artikulli tjetërSPAHIA ME TË RINJTË: TË NDALIM EMIGRACIONIN