Kristijan Mickovski do të jetë lideri i ri i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni. Në fjalimin e tij në përfundim të kongresit të parakohshëm në Vallandovë, Mickovski u zotua se nuk do të jetë kukull në duart e askujt, ashtu siç është përfolur në opinion. Mickovski mori 376 vota nga 428 delegatë të pranishë, kurse 52 u shpallën të pavlefshme.
Ish kreu Nikolla Gruevski u shpall kryetar nderi. Ai në një fjalim prej 1 ore e gjysmë akuzoi disa delegatë, anëtarë të partisë për tradhti.