Ministri i Brendshëm, sandër Lleshaj, ka mbledhur për rreth 4 orë drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës.
Në fokus të takimin mësohet se ka qenë rritja e kontrolleve për evidentimin e ndërtimeve pa leje kryesisht në zonën e bregdetit, luftimin e kanabisit, dhe rritjen e punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Për rreth 4 orë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka mbledhur në një takim në zyrën e tij drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Në takim mësohet se ishin edhe zv.ministrat e Brendshëm, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, kreu i policisë Rrugore Mitat Tola, drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, drejtori i policisë Kriminale Tonin Vocaj, zv.drejtoresha e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.
Në takim me drejtuesit e lartë të policisë, mësohet se Lleshaj ka qenë kritik ndaj tyre dhe se u ka kërkuar të godasin ndërtimet pa leje, të luftojnë plantacionet me kanabis në vend dhe të rritet puna për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Në një prononcim të shkurtër, ministri Lleshaj u shpreh që takimi ishte një mbledhje rutinë dhe e zakonshme që ata bëjnë, ku janë diskutuar disa çështje.
Lleshaj: Punë e përditshme, mbledhje e zakonshme që bëhen.
Takimi i ministrit Lleshaj me drejtuesit e lartë të policisë, vjen një ditë pas protestës së opozitës dhe pas takimit të para disa ditëve me Kryeministrin, i cili u kërkoi bluve të godasin ndërtimet pa leje.