Kritikat – Hahn-grupit të PD: Zgjedhjet do njihen nëse merrni ose jo pjesë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thirri sot gjatë mesditës një mbledhje urgjente të grupit parlamentar të partisë së tij, i cili nuk është thirrur prej rreth dy muajsh. Mbledhja erdhi një ditë pas deklaratave të deputetëve Topalli, Selami dhe Bregu, të cilët kritikuan lidershipin e PD-së për mos konsultime me grupin parlamentar rreth bojkotit të Parlamentit. Komisioneri për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësisë në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn i ka deklaruar grupit parlamentar të Partisë Demokratike se zgjedhjet do të njihen pavarësisht se nëse merr ose jo pjesë Partia Demokratike. Daul, Hahn e Mcallister propozojnë përsëri ofertën e 25 prillit Tre eurodeputetet, Daul, Hahn e Mcallister i kanë ofruar opozitës përsëri ofertën e datës 25 prill që kishte të bënte me tërheqjen e 4 ministrave dhe zëvendësimin e tyre në mënyrë konsensuale me ministra teknikë, dhënien e drejtimit të KQZ PD, Avokati i Populli të jetë i propozuar nga PD dhe drejtuesi i policisë së shtetit dhe nëndrejtori të jenë emra konsensualë. Hahn: Zgjedhjet do të njihen pavarësisht vendimit tuaj për të marrë pjesë apo jo. Hahn ka zhvilluar një video-konferencë me mbledhjen e grupit të PD-së, ku i ka thënë grupit të PD se zgjedhjet do të njihen, pavarësisht vendimit për të marrë ose jo pjesë në zgjedhje. Hahn i ka thënë grupit të PD se ODIHR dhe KiE do të monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet e 18 qershorit. Daul-grupit të PD: I papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve, gjeni zgjidhje Burime nga Grupi parlamentar i Partisë Demokratike bëjnë me dije se përfaqësuesit ndërkombëtar i kanë kërkuar opozitës që të gjejnë zgjidhje dhe kompromis. Kreu i grupit të PPE-së, Daul ka deklaruar: I papranueshëm bojkoti i Kuvendit. Duhet zgjidhje për të shkuar në zgjedhje. I papranueshëm bojkoti i zgjedhjeve.

Artikulli paraprakBOJKOTI, PPE THIRRJE BASHËS: FUTUNI NË ZGJEDHJET E 18 QERSHORIT
Artikulli tjetërOPERACION KUNDËR TERRORIZMIT NË PARIS, 5 TË ARRESTUAR