Ambasadori spanjoll Vicente Canelles Montero gjatë një vizite në qytetin juglindor të Korçës ka komentuar situatën politikë të Shqipërisë. Ai e cilëson tepër të vështirë dhe se kjo krizë rrezikon rrugëtimin e Shqipërisë në BE.

Por për zgjidhjen e kësaj krize ai ofron situatat e ngjashme të cilat ka kaluar vendi i vet në të shkuarën.

“Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të veshtira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre.”- shprehet ambasadori Montero.

Ai gjithashtu deklaron se ambasadorët nuk janë për të ndërhyrë në situatën e brendshme të Shqipërisë por për të vëzhguar. Më tej ai shton se Spanja gjithmonë mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj për në Bashkimin Europian.

“Është e vërtetë që situata politike në Shqipëri eshte e tensionuar por nuk janë ambasadorët e huaj ata që mund të vendosin sesi mund të kapërcehet kjo gjë. Vetëm shqiptarët mund të vendosin, sigurisht duke respektuar ligjin, shtetin e të drejtës, kushtetutës. Jeni ju ata që duhet të vendosni sesi mund të dilni nga ky moment i vështirë.

Në Spanjë kur kemi hasur momente të tilla të veshtira ato janë zgjidhur me dialog dhe me të gjitha palët politike të cilat janë treguar të gatshme për të hequr dorë nga disa këndvështrime fillestare dhe për të gjetur një pikë dakordësimi mes tyre. Për mendimin tim ne të huajt jemi këtu vetëm për të vëzhguar situatën dhe për të shpresuar për më të mirën dhe nuk besoj se ambasadorët duhet të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit. Këto janë vështirësi që duhet t’i zgjidhni.

Është një vështirësi dhe shpresojmë që do të zgjidhet shpejt. Duhet të gjendet një zgjidhje dhe pa kaluar shumë kohë madje.

Spanja ka qenë gjithmonë pozitive sa i takon perspektivës së Shqipërisë për në BE dhe vazhdojmë të jemi me këtë qëndrim por Shqipëria duhet fillimisht të zgjidhë problemet e saj sepse një situatë kaq e vështirë komplikon rrugëtimin drejt BE por shpresojmë që kur të vijë momenti i duhur zgjidhja do të jetë e përshtatshme”, u shpreh kryediplomati spanjoll.

Artikulli paraprak“GËRMADHË QË VETËM EMRIN KA TEATËR”, RAMA CITON AKTOREN E NJOHUR
Artikulli tjetërU VRA DHE U HODH NË KANAL, SOT VJEN NË ATDHE TRUPI I PRESIDENTIT TË VETËSHPALLUR TË ÇAMËRISË