Mijëra emigrantë të rraskapitur kanë mbërritur me autobusë në Austri të shtunën e 5 shtatorit 2015 Pas ditësh të tëra konfrontimi dhe kaosi qeveria hungareze vendosi dhjetra autobusë në dispozicion të më shumë se 1000 emigrantë – pjesa më e madhe e tyre sirianë- të cilët të premten nisën rrugëtimin në këmbë drejt Vjenës.

Të mbuluar me batanije dhe mushama kundër shiut, ndërsa shumë prej tyre mbanin dhe fëmijë në krah, emigrantët zbritën nga autobusi në kufi me Hungarinë dhe hynë në Austri.Policia thotë se më shumë se 2000 emigrantë kanë mbërritur në kufi ndërsa shumë të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës. Më pas nga qyteti kufitar  Nickelsdorf  , emigrantët do të udhëtojnë drejt Vjenës me trena, informon Reuters. Më shumë se 140 mijë emigrantë janë regjistruar të kenë hyrë në Hungari nga Serbia në kufi me të cilën qeveria e Orban ndërtoi një mur 175 km me 3 radhë telash me gjemba kundër kalimit të refugjatëve. Austria thotë se është rënë dakord dhe me Gjermaninë se do të pranojë emigrantët. Shumë prej emigrantëve do të zhvendosen në Gjermani.

Artikulli paraprakiMac i ri së shpejti në treg
Artikulli tjetërGARA E TRIATHLON PO KTHEHET NË TRADITË NË SHKODËR