Mijëra klandestinë kanë hyrë në Austri gjatë fundjavës, teksa liderët europianë ende nuk po arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e krizës më të madhe të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë autoritetet austriake presin që të tjerë klandestinë të arrijnë nga Hungaria.

Autobusët e fundit kanë arritur në kufirin kroato-hungarez, ku prej aty marrin trenat për tu nisur direkt drejt Austrisë, pasi Kroacia ka deklaruar se nuk ka më kapacitet, kurse Hungaria është e njohur për qëndrimin e saj kundër emigrantëve pas ndërtimit të dy barrierave në kufirin me Serbinë dhe me kufirin kroat. Fluksi i emigrantëve, ku pjesa më e madhe i largohen luftës nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia, ka çuar në armiqësi të hidhura mes qeverive europiane. Prandaj, të Martën Ministrat e Brendshëm do të takohen sërish në një takim të jashtëzakonshëm me qëllim gjetjen e zgjidhjes, pavarësisht se takime të tilla më herët thjesht kanë demostruar ndarjet e mëdha mes vendeve europiane.
SHBA DO TË PRANOJË 100 MIJË EMIGRANTË NË VIT DERI NË 2017
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, njoftoi se administrata Obama do të rrisë numrin e refugjatëve të lejuar të hyjnë në SHBA çdo vit, duke synuar nivelin e 100 mijë personave në vit, deri në 2017-ën. Njoftimi u bë ndërkohë që Evropa po përballet me fluksin më të madh të refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore. Duke folur në Berlin, Kerry e përkufizoi vendimin e SHBA-së “si një hap i mëtejshëm në vazhdën e traditës së Amerikës, si toka e mundësive dhe si një fanar shprese”. Sipas planit të ri, kufizimi i tanishëm për deri në 70 mijë refugjatë në vit, do të rritet në 85 mijë gjatë vitit fiskal 2016, dhe në vitin pasues do të arrijë në 100 mijë. Ndër të tjera, Kerry informoi se Uashingtoni do të hulumtojë për të gjetur dhe mënyra të tjera për ta kaluar shifrën 100 mijë gjatë viteve të ardhshme.

Artikulli paraprakLUAN ZMIJANI: NUK DORËHIQEM, NUK E KAM NË KARAKTER
Artikulli tjetërGREQI, ZGJEDHJET FITOHEN NGA PARTIA E TSIPRAS