Teksa sektori privat në Lezhë po vuan mungesen e krahut të punës, qytetaret e shohin të ardhmen jashtë vendit.Ilir Prenga detyrohet të shkojë dy herë në vit për punë sezonale në Gjermani, pasi siç tregon për Star Plus, paga në Shqipëri është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen. 47-vjeçari nga Lezha, ka punuar në sektorin e ndërtimit, por pronarët përpos pagës së ulët nuk I sigurojne as sigurimet shoqërore e shëndetësore.

Po kështu Prenga, ka kryer trajnim për punonjës i ruajtjes dhe sigurisë fizike dhe ka punuar vetëm një muaj pasi paga ishte vetëm 29 000 lek.

Në këto kushte, babai i dy fëmijëve detyrohet të shkojë dy herë në vit në Gjermani për të punuar ne ndërtim, ndërsa kur kthehet në shtëpi merret me punët e bujqësisë.Nga ana tjetër janë bizneset që vuajnë mungesën e fuqisë punëtore. Kjo vihet re lehtësisht, teksa STAR PLUS bëri një vëzhgim në rrugët e qytetit të Lezhës, ku gjen me dhjetëra njoftime punësimi për rrobaqepës, shitës, kamerier e kuzhinier.

Kriza e punëtorëve ka prekur mbarë vendin, ku sipas të dhënave të INSTAT në 7 vitet e fundit janë larguar mesatarisht rreth 37 mijë qytetarë çdo vit ose 1.2 % e popullsisë.

 

Artikulli paraprakRRUGËT NË SHKODËR TË AMORTIZUARA DHE ME GROPA
Artikulli tjetërINFRASTRUKTURA, PROBLEM NË ZONËN E ISH-FRUTORES