Gjykata ka vendosur që të evakuuojë kampin e refugjatëve “Jungle” në Calais, në Veri të Francës.

Ky vendim është marrë për të “pastruar” qytetin nga këta refugjatë, të cilët në mënyrë të paligjshme po përpiqen të kalojnë në Britani. Pas vendimit të ndërmarrë nga gjykata, ka filluar puna për prishjen e çadrave dhe dëbimin e tyre, por kjo ka hasur në kundërshti për shkak të ankesave të bëra nga ana e refugjatëve të cilët nuk bien dakord me vendimin e marrë. Autoritetet franceze kanë thënë se ata do të përdorin forcë nëse është e nevojshme për t’i lëvizur banorët për një strehim tjetër alternativ. Belgjika nga ana tjetër ka vendosur kontrolle të përkohshme në kufi me Francën gjatë kësaj të marte, me synimin për të zmbrapsur një valë të mundshme emigrantësh. Qyteti portual verior francez, ku së fundmi janë shtuar së tepërmi tensionet antiemigrantë, ka qenë një prej pikave kyçe të krizës së emigrantëve e refugjatëve.

Artikulli paraprakSOT PARLAMENTI I KOSOVËS ZGJEDH PRESIDENTIN
Artikulli tjetërANTONIO CONTE DREJT CHELSEA