Superliga shqiptare e futbollit këtë sezon po përjeton një garë ndryshe, kjo për shkak se Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi në nisje të kampionatit që titulli kampion të vendosej me “Final Four”, ose thënë ndryshe mes katër skuadrave që renditen të para në sezonin e rregullt të 36 javëve Formula e re ka zbehur garën, ka larguar tifozët nga stadiumet dhe për rrjedhojë edhe të ardhurat e klubeve janë më të paktë, kjo edhe për shkak të orareve dhe kalendarit të ndeshjeve.

Nëse ky sezon do mbyllet me “play-off” për titullin kampion, ndryshe pritet të jetë ai pasardhës. Edhe pse ende nuk ka asgjë të konfirmuar, në FSHF po mendojnë për të shtuar numrin e skuadrave nga 10-të në 12-të. Sistemi me 12 ekipe në elitën e futbollit shqiptar për herë të fundit ka qenë në sezonin 2013-2014. Nëse diçka e tillë miratohet, atëherë do ndryshonte edhe struktura e kampionateve të tjerë në Shqipëri, kjo duke ditur formulën sesi dy ekipe të reja do shtohen.

Hipotezat për sezonin e ri në Superligë:

Kampionati me 12 skuadra. Ndeshjet me dy faza dhe me sistem vajtje-ardhje. Pas fundit të dy fazave, gjashtë skuadrat e para luajnë për titullin kampion dhe për të përcaktuar vendet në Europë. Gjashtë skuadrat e renditura në fund luajnë për zonën play-out dhe rrëzimin nga kategoria. 22 ndeshje zhvillohen në fazën e rregullt dhe 10 në fazën play-off. Gjithsesj kampionati me 32 javë, katër më pak se ai aktual.

Artikulli paraprakBANESA PËRFSHIHET NGA FLAKËT PAS DEFEKTIT TË BOMBULËS SË GAZIT, NËNË E BIR PËRFUNDOJNË NË SPITAL
Artikulli tjetërAUTOBUSI KOSOVAR PËRPLASET ME DY MJETE TË TJERA NË KROACI/ NJË VIKTIMË DHE DY TË PLAGOSUR