Javën e ardhshme do të nisë një operacion kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Brendshme.Kjo e fundit bën me dije se në krye të kësaj Task-Force do të jetë Ajet Zyberi.

Në postimin e saj Ministria sqaron se kjo ka qënë pikërisht arsyeja se pse Zyberi është larguar nga drejtimi I IKMT-së.

Operacioni kundër lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike do të nisë javën e ardhshme pas shpalosjes së planit të qeverisë për të përballuar vjeshtë-dimrin në kushtet e krizës ndërkombëtare të energjisë.

Artikulli paraprak30 MIJË LEKË PËR ÇDO HEKTAR GRURË TË MBJELLË, KRIFCA: 740 FERMERË KANË APLIKUAR NGA VERIU NË JUG
Artikulli tjetërMASSAFRA: BOTA NË RREZIK, TË MBROJMË NATYRËN