Duke vlerësuar pasojat e jashtëzakonshme dhe afatgjata të krizës globale të energjisë mbi ekonominë kombëtare, Konfindustria kërkon nga qeveria e Shqipërisë të themelojë Fondin Emergjent dhe Strategjinë e Menaxhimit të Krizës Energjitike. Po ashtu krijimi i Tregut të Përbashkët të Energjisë Shqipëri- Kosovë, është domosdoshmëri dhe duhet përshpejtuar. thekson Konfindustria.

Konfindustria kërkon, që në llogari të Fondit të Energjisë të kalojnë përveç të tjerash edhe financimet e plota ose të pjesshme, që sot bëhen për koncesione, PPP me rëndësi jo parësore si dhe fondet e investimeve kapitale jo të rëndësishme.

Krijimi i një kompanie të vetme të tipit holding, që do përfshinte KESh dhe OSSHE dhe mënjanimi i të tretëve/sekserëve “në shitje- blerjet e energjisë do të krijonte kushtet për uljen e kostove financiare të paarsyeshme të mëdha të sotme dhe do ishte masë efektive kundër korrupsionit masiv.

Konfindustria vlerëson, se pasojat e krizës globale të energjisë do të jenë shkatërrimtare për biznesin prodhues, industritë dhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës me falimentime masive, papunësi dhe deri rrezikim të rendit kushtetues, nëse nuk merren masa parandaluese.

Shqipëria dhe Kosova i kanë të gjitha mundësitë natyrore dhe të veçantive të sistemeve energjitike, që me vullnet politik jo vetëm të përballojnë me sukses krizën energjitike botërore, por edhe të kenë përfitime të mëdha strategjike.

Shqipëria prodhon pothuaj 100% të energjisë nga uji me kapacitete të instaluara, që tejkalojnë me afër 30 të nevojave të saj. Kosova ka rezerva linjiti me rëndësi botërore. Sa më sipër i bën shtetet shqiptare pothuaj të pavarura nga ndryshimet e tregjeve të energjisë nga gazi i Rusisë. Pa përmendur potencialet mjaft të mëdha dhe krejt të pashfrytëzuara të energjisë diellore, erës, etj

Artikulli paraprakSHIFRAT/ SHQIPËRIA E KATËRTA NË BOTË PËR RIMËKËMBJEN E SEKTORIT TË TURIZMIT NË 5 MUAJT E PARË TË 2022
Artikulli tjetërMETA: ÇDO SHTET KA MAFIEN E TIJ, POR KËTU MAFIA KA SHTETIN E VET