Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se po shikohet mundësia për të ndihmuar Kosovën në përballimin e krizës energjetike në mënyrë që qytetarëve të mos i mungojë rryma gjatë dy ditëve të festave të fundvitit.

“Shqipëria s’e ka aspak të lehtë mbrojtjen e vijueshme të familjeve e sipërmarrjeve të vogla nga dallga e tërbuar e krizës energjitike që po kërcënon çdo vend, por në sekëlldira të mëdha apo në gëzime popullore siç është Viti i Ri, ne s’mund të mos e ndajmë me Kosovën aq sa kemi!

Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakPOLICIA NGRIHET NË KËMBË, NJË PERSON KËRCËNON SE DO TË SHPËRTHEJË SASI TË MADHE EKSPLOZIVI AFËR NJË BANKE
Artikulli tjetërPOSTRIBA PA DRITA, OSHEE: ENERGJIA U SHKËPUT VETËM 4 MINUTA