Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dalë sot në një deklaratë për media lidhur me vendimin për të mbështetur Qeverinë e Kosovës sa i takon përballimit të krizës energjetike.

Ashtu siç u deklarua edhe nga kryeministri Edi Rama, qeveria shqiptare do të furnizojë me energji për dy ditë për festat e fundvitit, shtetin e Kosovës.

“Kemi arritur që të sigurojmë 7680KW për datën 31 e 1 të këtij fundviti. Kjo depozitë që do të dorëzohet brenda këtij muaji, do i kërkojmë të na kthehet gjatë stinës së verës, nga qershori deri në muajin shtator”, tha ndër të tjera Balluku.

Ndërkohë në postimin në rrjete sociale thuhej:

“Shqipëria do t’i japë Kosovës energji për dy ditët e festës që ndan vitet
Ministrja Belinda Balluku komunikon vendimin e marrë”, shkruan Balluku.

Artikulli paraprak(VIDEO) DASMË ME SARËN VITIN TJETËR? PM ÇUDIT ME PËRGJIGJEN
Artikulli tjetërNJIHUNI ME 12 LLOJET E BAKLLAVASË QË PËRGATITEN NË TË GJITHË BOTËN