Në konferencën për shtyp nga Beogradi, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç ishin në të njëjtën linjë duke thënë se po afrohet dimër i vështirë. Teksa i referohen krizës energjetike, thonë se vendet e Ballkanit të Hapur do të jenë pranë njëri-tjetrit që qytetarët ta vujanë sa më pak.

“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.

Do të shohim plane që përfshijnë fikje të dritave pas orës 10:00, që do të thotë mbyllje të bareve, që do të jetë njësoj si në pandemi, pra mbyllje e jetës. Ne kemi folur për bashkëpunim në këtë drejtim, për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim, që nuk e di ende nëse është i çmendur apo shumë optimist, për të mos e rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori.

E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.

“Kompanitë tona, fermerët tanë e dinë që kjo nismë është tejet e rëndësishme për ta. Lidhur me grupin e krizave. Një dimër i vështirë po afrohet. Kemi parë që do të ketë ndihmë nga BE. Ndihma e pjesshme apo mbështetja për të blerë sasitë e nevojshme të energjisë do të jetë shumë e rëndësishme dhe e shkëlqyer pë rtë gjithë vendet tona. Është një barrë edhe e tyre për t’i mbijetuar dimrit. Kemi folur për rëndëinë e projekteve energjetike. Po të kishim gazsjellës më të mirë me MV do kishim situatë më të mirë me energjinë se do të përdorim kapacitetet kur nuk ka gaz. Jemi në vështirësi në të dyja anët. E ardhmja duhet të na gjejë më të përgatitur. Shqipëria ka qymyrgurin, ne nuk e kemi. Do të shohim cfarë është më e mira që do të bëhet për palët.

Cdo vendim për prodhimet bujqësore apo mishit nuk do i referohet vendeve të Ballkan i Hapur. Gjithcka do të kemi nevojë për vete, cdo gjë që do të jetë në dispozicion të Serbisë, do të jetë edhe për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Jam i lumtur për gjithcka që ia dolëm të organizojmë dje dhe sot. Është një nder i madh që të jesh pjesëtar i Ballkanit të Hapur. Jam shumë krenar që krijuam dicka të tillë. Ne mund të ecim jo vetëm krah për krah por edhe të jemi më mirë se pjesa tjetër e botës”, tha Vuçiç.

Artikulli paraprakBASHKË PËR PROTESTA! BERISHA PRANON TAKIMIN ME METËN NË SELINË E PD
Artikulli tjetërMETA: KUVENDI TË NISË VERIFIKIMET PËR SHËNDETIN MENDOR TË RAMË! T’I BËJNË EDHE TEST DROGE