TSIPRAS TAKOHET ME PRESIDENTIN E PARLAMENTIT EUROPIAN MARTIN SCHULTZ. Kryeministri Grek Aleksis Tsipras ndodhet në Bruksel ku është pritur nga presidenti e Parlamentit Europian Martin Schultz për të diskutuar mbi zgjidhjen e borxhit të qeverisë greke ndaj kreditorëve të Eurogrupit.

Aleksis Tsipras pati një takimit të përbashkët më Martin Schultz dhe në një deklaratë të përbashkët pas përfundimit të takimit tha se ishte optimist për trajtimin e problemit të madh të papunësisë, duke e konsideruar atë si çështjen më të rëndësishme. Tsipras tha se ndihej optimist dhe se kishte vullnet politik për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta me BE-në.Martin Schultz nga ana e tij tha se duhet gjetur menjëherë një zgjidhje për problemin e financimit të Greqisë.Kreu i qeverisë Greke u takua gjithashtu dhe me Presidentin e Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.Para takimit mes Tsipras dhe Juncker, presidenti i KE-së tha se nuk dëshiron që Greqia të falimentojë dhe se europianët duhet të punojnë sëbashku, ndonëse deri më tani sipas tij nuk ka patur ndonjë progres të madh.  “Unë jam optimist se do të gjejmë një zgjidhje, kjo është në të mirën tonë të përbashkët. Në diskutuam gjithashtu për krizën humanitare dhe sidomos për situatën e papranueshme të papunësisë së të rinjve. Patëm një diskutim produktiv dhe është e nevojshme që të nisim zbatimin e ideve për të përballuar krizën. Ka ardhur koha t’i dërgohet një mesazh shprese popullit grek, jo vetëm mbi detyrimet, por mbi ndihmën dhe solidaritetin”. – tha Aleksis Tsipras. I pyetur mbi përkeqësimin e marrëdhënieve dhe tensionet Martin Schultz është shprehur se është optimist se polemikat mund të zgjidhen dhe se tensionet mund të kapërcehen.“Nuk ka patur shumë progres në kontekstin e zhvillimeve gjatë javës së fundit, por nuk do të lejojmë që Greqia të dështojë. Europianët duhet të punojnë sëbashku”. – tha Juncker.“Unë jam optimist se ka vullnet politik për të gjetur zgjidhje për problemet e përbashkëta, dhe kur ka vullnet politik, gjithçka është e mundur”- tha Tsipras.

Artikulli paraprakEUROPA LEAGUE, WOLFSBURGU TRIPLET INTERIT
Artikulli tjetër4 PUNONJËS SHKARKOHEN NGA HIPOTEKA E SHKODRËS