Në Antarktidë, për herë të parë në historinë moderne, temperatura arriti në 20 gradë celsius.
Rekordi është regjistruar në stacionin e monitorimit të ishullit ‘Seymour’, vendndodhja më veriore në kontinent, 1200 km larg Patagonisë.
Kambana e re e alarmit vjen vetëm një javë pas një tjetër rekordi me temperaturë 18.5 gradë, e regjistruar nga baza ‘Esperanza’ në Antarktidë.
Këtë herë të dhënat u shpërndanë nga Carlos Schaefer, një studiues brazilian.
Por gjendja e krizës klimatike nuk mbetet e kufizuar vetëm në Antarktidë. Edhe pjesa tjetër e planetit po përjeton një rritje mesatare prej tre gradë.
Për NASA-n, akujt në Antarktidë po shkrihen me një normë prej 13.2 përqind çdo dhjetë vjet.