E enjtja është afati i fundit për kandidatët të cilët duan të garojnë për dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Burimet  konfirmojnë se deri sot kanë aplikuar 6 kandidatë për të qenë pjsë e kushtetueses.

Një ditë pas mbylljes së aftit për aplikimet për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, Ora News mëson se deri këtë të mërkurë kanë aplikuar 6 kandidatë. Gara është e hapur për dy vendet vakante në Kushtetuese pas mbarimit të mandatit të Sokol Berberit, dhe Besnik Imeraj. Në dekretin e Presidentit kërkohet që çdo person i interesuar që plotëson kushtet të paraqesë dokumentet.

Kandidatët duhet të kenë 15 vjet përvojë pune si gjyqtarë, prokurorë, avokatë, profesorë ose lektorë të së drejtës, nëpunës të nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës kushtetuese, të drejtave të njeriut ose në sfera të tjera të së drejtës.Po ashtu nuk duhet të ketë pasur funksione politike në administratë apo parti.

Në dosje nuk duhet të ketë masa disiplinore si dhe të ketë kaluar me sukses procesin e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë së tij personale dhe të familjarëve të tij. Kandidatët duhet të kenë aktivitet akademik si dhe të jenë figura të njohura.

Ndër të tjera kandidatët do të duhet të plotësojnë një formular me të dhënat personale si dhe formularin e dekriminalizimit.

Ndërsa afati i paraqitjes së dokumenteve do të jetë 22 shkurti. Aktualisht Gjykata Kushtetuese funksionon me 6 anëtarë, ku veç Berberit dhe Imerajt ka dhënë dorëheqjen dhe Vladimir Kristo, për të cilin është hapur gara nga Kuvendi

Artikulli paraprakKOMBËTARJA U-19 FITON 2-0 NDAJ GREQISË
Artikulli tjetërVODHËN TRE BANESA DHE NJË MOTOR ARRESTOHEN HAJDUTËT