Deputetët e PS-së do të vijojnë aktivitetin e tyre parlamentar të pashqetësuar nga aksioni i mosbindjes civile të opozitës.
Në mbledhjen e grupit të PS-së është diskutuar për aksionin e opozitës që është shtrirë në gjithë aktivitetin parlamentar përfshirë edhe seancat plenare.
Deputetët udhëzohen të vazhdojnë akivitetin e tyre normal, pasi sic burime bëjnë me dije deputetëve u është thënë nga kreu i grupit se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit”, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë.
Mbledhja ka qënë e shkurtër dhe ka përfunduar, me diskutimet e axhendës në komisione dhe seancë.