Kriza politike – McAllister dhe Fleckenstein: Takim i mirë, ja çfarë propozuam

 

Kryetarit i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë Knut Fleckenstein kanë dalë në një deklaratë të përbashkët lidhur me takimet e zhvilluara sot me liderët politik të opozitës dhe mazhorancës. Zyra për shtyp e BE-së bën me dije McAllister dhe Fleckenstein u takuan me shumicën dhe opozitë dhe patën një diskutim të mirë. Të dy deputetët mësohet se kanë paraqitur propozime për zgjidhjen e krizës për çështje që lidhen me dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat për ndërtimin e një besimi politik mes palëve. Ata gjithashtu kanë diskutuar mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar një besim afatgjatë në sistem. Nga ana e shumicës mësohet se ka pasur dakordësi mbi pikat me kusht që të votohet ligji i vettingut në Kuvend. Ndërsa Partia Demokratike nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për emërimin e një Kryeministri teknik dhe implementimin e një sistemi të votimit elektronik që mundëson zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Artikulli paraprakU KAP ME 83 KG DROGË, TRAFIKANTI SHQIPTAR KYÇ GOJËN PARA GJYKATËS
Artikulli tjetërBASHA :VAZHDOJME QENDRESEN, DUAM QEVERI TEKNIKE