Është arritur në një marrëveshje me liderëve për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.  Ka qenë kryeministri Nikola Gruevski në konferencën me gazetarët që shpalli arritjen e marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike. Sipas Marrëveshjes  LSDM të kthehet në Parlament më 1 shtator, ndërsa qeveria aktuale të tërhiqet 3 muaj para zgjedhjeve dhe do të formohet qeveri për organizimin e zgjedhjeve të reja   VMRO-DPMNE do të nominojë kryeministër të përkohshëm për 100 ditëshin para zgjedhjeve, duke nisur nga 15 janari 2016, ashtu që zgjedhjet të zhvillohen më 24 prill.

LSDM do të ketë ministrin e MPB-së, por pas konsultimeve paraprake me LSDM dhe BDI, kjo nënkupton person që nuk ka lidhje me asnjë parti politike.   Gjithashtu LSDM do të ketë ministrin e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale.   Por VMRO-DPMNE do të ketë zëvendësministrat e saj me të drejtën e qasjes dhe vetos për të gjitha çështjet e lidhura me zgjedhjet.   LSDM zëvendësministra të tilë do ti ketë në ministrinë e financave, bujqësisë dhe shoqërisë informatike dhe administratës.   Prokurori i ri do të duhet të zgjidhet deri më 15 shtator 2015, që do të udhëheq hetimet për përgjimet dhe do të zgjidhjet sipas marrëveshjes midis katër partive politike.   Gruevski tha se partia e tij sërish do të fitojë në zgjedhjet e fundit të prillit dhe se kjo fitore e tyre do të jetë historike, për shkak se siç tha bëhet fjalë për një ekip që krijon një të ardhme të mirë për Maqedoninë.

Artikulli paraprakPOLICIA E PUKËS, NDALON 5 KAMIONË ME LËNDË DRUSORE
Artikulli tjetërRAMA SHTRON YFTAR PËR MUAJIN E MADHËRUESHËM TË RAMAZANIT