Kriza politike, Rama takon për një orë kreun e PDIU Shpëtim Idrizi
Kur debati për krizën politike ka arritur kulmin kryeministri Edi Rama ka intesifikuar takimet me aleatët e qeverisë për të gjetur një zgjidhje. Pasditen e sotme Rama ka takuar kreun e PDIU, njëherësh edhe aleatin në qeveri Shpëtim Idrizi. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth një orë dhe mendohet se në qendër të bisedës ka qenë zgjidhja e krizës politike. Po ashtu mendohet se në këtë takim është diskutuar edhe platforma e Shpëtim Idrizit me shtatë pika, e cila nxit palët politike për dialog në mënyrë që vendi të dalë nga kjo krizë.