Pesë aleatë të Partisë Demokratike të qendrës së djathtë, pa Shpëtim Idrizin e PDIU-së, tashmë kanë hartuar një platformë për të arritur një marrëveshje kushtetuese mes forcave politike, e cila më tej do të duhet të kalojë me votim në Parlamentin e Shqipërisë.

Në platformën politike, me 12 pika, aleatët e kryedemokratit Basha kërkojnë ndryshim të kodit zgjedhor si edhe nisjen e një tryeze politike nga Presidenti i Republikës për situatën në vend. Edhe Basha në një prononcim për gazetarët nga selia blu, tha se bie plotësisht dakord me aleatëtBasha është treguar për herë të parë i hapur për tu ulur në tryezë dialogu me kryeministrin Edi Rama,

një thirrje e përsëritur e kreut të qeverisë. por që këtë radhë, Basha e artikuloi si dakordësi të plotë me aleatët e tij, të cilët nesër do të kenë një takim me presidentin Ilir Meta për t’i kërkuar atij thirrjen e tryezës së dialogut si negociator, dhe uljen e të gjitha partive politike.

dhe pse qëllimi final është largimi i kryeministrit dhe krijimi i një qeverie tranzitore për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, aleatët, për herë të parë nuk vendosën kusht dorëheqjen e Ramës dhe më tej uljen në tryezë.

Artikulli paraprakVRITEN DY KUSHËRINJ NË LAÇ, SHPALLEN NË KËRKIM AUTORËT
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERTI “SIPARANTUM” TEK FRANÇESKANËT