Një autobus me targa shqiptare është përmbysur në Kroaci. Nga informacionet e para raportohet për një viktimë dhe disa të plagosur. Shkak për aksidentin dyshohet se ka qenë moti i keq, për shkak të borës dhe ngricave në rrugë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Mediat kroate raportojnë se mjeti drejtohej nga një shtetas shqiptar, 58 vjeç. Për arsyeje të panjohura, autobusi ka devijuar majtas duke u përplasur me trafikndarësen e rrugës e më pas është përmbysur.