Liqeni i Shkodrës por edhe zona të tjera të mbrojtura prej vitesh ndodhen në një pikë kritike për kërcënimin e zhdukjes të disa llojeve të shpendëve dhe peshqëve.

Këtë e thotë Genti Kromidha, president i Institutit për Mbrojtjen e Natyrës. Kromidha tregon edhe disa prej llojeve që janë zhdukur e të tjera që rrezikojnë ndjeshëm. Për të rikthyer qetësinë dhe për të ruajtur këto lloje shpendësh e peshqish që rrezikojnë zhdukjen Instituti për Mbrojtjen e Natyrës po zbaton projektin “Natyra 2000” që mbështetet nga Bashkimi Europian. Me dhjetra projekte janë zbatuar për ruajtjen dhe mbrojtjen e liqenit të Shkodrës dhe zonave të tjera të mbrojtura gjithë këto vite por sërish situata vijon të jetë kritike. Moratoriumi për gjuetinë mendohet të shtyhet edhe me 5 vjet ashtu siç sapo u miratua në parlament moratoriumi 10-vjeçar kundër prerjes së pyjeve.

Artikulli paraprakPALLATET E KOMPLEKSIT “FISHTA” NE SEKUESTRO TE PROKURORISE
Artikulli tjetërPETICION PËR TA SHPALLUR 21 MAJIN SI “DITA E KUJTESËS”