BRAZILI SHËNON FITOREN E 6 RADHAZI.Kampionët e botës të Gjermanisë kanë mposhtur kampionët në fuqi të Europës, Spanjën, 1-0 në miqësoren e luajtur mbrëmjen e së martës, falë një goli të minutave të fundit nga mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos.
“La Roja” sulmoi më shumë në përballjen e luajtur në Vigo por të ndikuar edhe nga reshjet e shiut, edhe pse nuk mundën të shënonin ndaj atyre që i zbritën nga froni i kampionit të botës në korrik të këtij viti. Edhe pse të dy trajnerët kishin hedhur ekipe eksperimentale, ndeshja nuk mund të dilte jashtë kornizave të të qenit një sfidë klasike mes dy emrave të mëdhenj të futbollit europian e botëror.Ndërkohë, në “Old Trafford” u luajt një tjetër sfidë e madhe, jo aq shumë për emrat e ekipeve përballë njëra-tjetrës, por për shkak se në fushë ishin dy lojtarët më të mirë aktualisht në botë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi shkëlqeu pak më shumë se portugezi, por ekipi i këtij të fundit arriti të rrëmbente një fitore minimale, falë golit të Raphael Guerreiro në fund të një ndeshjeje zhgënjyese, teksa pjesa e dytë nuk pa në fushë asnjërin prej dy yjeve të sipërpërmendur.Një dygolësh i kapitenit Ëayne Rooney bëri që Anglia të fitonte 3-1 ndaj Skocisë, në “Celtic Park”. Alex Oxlade-Chamberlain shënoi me kokë në minutën e 32-të duke i dhënë avantazhin “tre luanëve”, ndërsa Andy Robertson thjesht sa ngushtoi distancën 8 minuta nga fundi i takimit (2-1), por Rooney mendoi sërish për të tretin.Raphael Varane shënoi një tjetër gol të minutave të fundit, teksa pas goditjes me kokë i dha fitoren 1-0 Francës kundër Suedisë, duke hequr disi vëmendjen nga shoku i tij i kombëtares dhe Realit, Karim Benzema, i cili humbi një penallti në minutën e 86.Greqia pësoi një tjetër humbje në shtëpi, këtë herë 2-0 nga Serbia. Kostas Tsanas është emëruar si trajner i përkohshëm pas shkarkimit të Claudio Ranierit prej asaj humbjeje shokuese ndaj Ishujve Faroe, por helenët nuk kanë bërë asgjë për t’i dhënë fund ecurisë së humbjeve radhazi. Për Serbinë shënuan Petrovic dhe Gudelj.Ndërkohë, në miqësoren e parë të luajtur ditën e martë, Brazili vazhon serinë e fitoreve nën drejtimin e Carlos Dunga, teksa këtë herë ka mposhtur 2-1 Austrinë në Vjenë. Për “Selecao”-n shënuan David Luiz dhe Roberto Firmino, ndërsa kishte barazuar përkohësisht Aleksandar Dragovic me anë të 11-metërshit. Rusia gjithashtu largoi momentalisht spekulimet në lidhje me trajnerin Fabio Capello, duke siguruar një fitore 2-1 në transfertë, ndaj Hungarisë, me gola të shënuara nga Ignashevich dhe Kerzhakov