Drejtori i “Sport Klub Vllaznia” Mark Kroqi gjatë takimit konsultativ për projekt-ligjin për pushtetin vendor ka ngritur disa shqetësime që kanë të bëjnë me sportin dhe që duhen ndryshuar. E para lidhet me lehtësirat që duhet të kenë bizneset që sponsorizojnë sportet dhe një prej mënyrave është sipas Kroqit përjashtim nga disa prej taksave vendore.

Problem për kreun e shumësportëshit në Shkodër është edhe një handicap ligjor teksa federatat përkatëse juridikisht nuk njohin klubet që financohen përmes bashkive por vetëm shoqatat sportive.Këto dy pika, lehtësirat për bizneset dhe njohja e klubeve sportive nga federatat për drejtorin e “Sport Klub Vllaznia” kanë një rëndësi të madhe sepse do ndihmonin shumë ekipe që të marrin një zhvillim tjetër dhe të kenë sponsorizime duke shmangur pagesat qesharake që jepen aktualisht.

Artikulli paraprakEKSPOZITË KUNDËR TRAFIKIMIT TË QËNIEVE NJERËZORE
Artikulli tjetërFORMALIZIMI I EKONOMISË, BIZNESI I VOGËL NE VËSHTIRËSI –